Me rëndësi që Mourinho më beson mua
Lojtarë si Basitan Schweinsteiger dhe Morgan Schneiderlin nuk po arrijnë të sigurojnë një vend në formacionin bazë te United.
Por, e kundërta po ndodh me mesfushorin Marouane Fellaini, i cili po luan rregullisht te skuadra e tij.
Belgu ndjen se kjo ka rëndësi të madhe.
“Sigurisht. Unë punoj çdo ditë në stërvitje, unë tregoj veten time. Mendoj se kam besimin e trajnerit”, deklaroi Fellaini.
“Do të bëj gjithçka të mundshme në fushë, kështu që trajneri më beson mua për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai. /Periskopi.com



