Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

Skuadrat kombëtare mbyllën një fushatë tjetër kualifikuese siç ishte ajo e Botërorit 2026.

Një pjesë e mirë festoi, por shumica u zhgënjyen pasi nuk arritën objektivat e tyre.

Mbrëmjen e së martës u luajtën ndeshjet që dhanë verdiktet e tyre përsa i përket skuadrave të kualifikuara, por u luajtën edhe ndeshje miqësore. Momente këto që sollën ndryshime në klasifikimin e FIFA në krahasim me atë të pak ditëve më parë.

Kështu kombëtarja shqiptare që zhgënjeu në miqësoren me Ukrainën ra edhe një pozicion në renditje dhe tani e sheh veten në vendin e 64 me 1388.06 pikë, 3.58 pikë më parë se në renditjen e javës së kaluar.

Ndryshe ndodhi me Kosovën që fitoi një pozicion duke u ngjitur në vendin e 78 pavarësisht humbjes së dhimbshme me Turqinë në finalen e playoffit. Skuadra dardane shkon në kuotën e 1318.83 pikë, 6.60 pikë më pak në krahasim me klasifikimin paraardhës.

Ndryshime ka edhe në krye të klasifikimit, pasi tani në vendin e parë është ngjitur Franca që fitoi në miqësoren me Kolumbinë 3-1 duke zbritur në vendin e dytë Spanjën që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Egjiptin.

Ndërsa vendin e tretë vazhdon ta mbajë Argjentina, e ndjekur nga Anglia, Portugalia dhe Brazili. Italia vazhdon të qëndrojë jashtë dhjetëshes më të mirë, megjithatë Të Kaltrit pavarësisht se u eliminuan nga Bosnja në playoffin e Botërorit kanë fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 12.

Shpërndaje në: