Renditja e fundit në Superligë pas ndeshjeve të sotme (Foto)

Renditja e fundit në Superligë pas ndeshjeve të sotme (Foto)

Drita dhe Trepça ’89 kanë barazuar 1:1, në kryendeshjen e ditës në Gjilan. Mysafirët avancuan me golin e Florent Hasanit.

Mirëpo, gjilanasit barazuan me auto-golin e Chibuzes. 89-shi pati rast ideal ta fitojë ndeshjen, por penalltinë e Florent Hasanit e ndali në fund Leotrim Rexhepi.

Liria ka mposhtur Llapin bindshëm sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Prizrenasit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe fituan 3:0.

Golat për Lirinë i shënuan Avdyli, Gavazaj dhe Islamaj. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit është ndërprerë. Kjo pas hyrjes së tifozëve mysafirë në fushë. Ata u futën pas golit të barazimit nga Vëllaznimi.

Gjakovarët shënuan në minutën e fundit me portierin Altik Muhaxhiri. Ndërkohë, barazim në derbin drenicas mes Drenicës dhe Feronikelit.

Epilogu në “Bajram Aliu” ishte 0:0. Më poshtë e keni renditjen e plotë pas ndeshjeve të sotme.

Shpërndaje në: