Reperi i njohur shqiptar shoqërohet në polici

Reperi i njohur shqiptar shoqërohet në polici

Nuk kanë të ndaluar problemet e reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, me ligjin.

Së fundi ai ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet me armë zjarri pistoletë në dorë teksa qëllon në ajër duke udhëtuar me automjet.

Gjithashtu policia ka ushtruar kontrolle në banesën e reperit.

Ai do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shoqërimi i Stresit është bërë në një kohë kur ai kishte planifikuar të mbante një koncert në Shkodër.

Shpërndaje në: