Reperi i propozon martesë partneres në Met Gala
Reperi kishte veshur një kostum të zi, të zbukuruar me aksesorë floriri, kurse Ward e veshur me një fustan të bardhë. Teksa po ngjisnin shkallët, 2Chainz u ul në gjunjë dhe nxori unazën për ti propozuar. Ward nuk mundi të mbajë emocionet dhe ka thënë “Po!” nën ngashërim.
Në eventin më të madh të modës ishin të pranishëm shumë yje botëror, ndër ta edhe këngëtarja Rita Ora e cila ka mahnitur me veshjen e saj.
Paraqitjet e ‘Met Gala’ ishin shumë të komentuara, sidomos ajo e Rihanna-s.lapsi/Lajmi.net/





