Reperi shqiptar: Për Haradinajn, jetën e jap (Foto)
Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si ‘Stresi’ njihet për simpatinë e tij të madhe për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
Por përveç Berishës, Stresi ka shfaqur një simpati të madhe për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar se për Ramush Haradinajn është gati të jap edhe jetën.
Këtë e ka bërë përmes një fotografi të publikuar në Instagram, ku shihet Haradinaj në një konferencë duke folur për zhvillimet politike në vend.
“My fav politikan, mbas Berishës edhe për këtë jeten e jap”, ka shkruar Stresi mbi fotografinë e Haradinajt.




