Replika epike e kryeministrit Rama ndaj qytetarit: Koronavirusi është mision i UFO-ve, mos fol se të vret Iluminati
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, njihet gjerësisht për stilin e tij të komunikimit të publikt që përfshin edhe replikimin direkt në komente me qytetarët e thjeshtë që i komentojnë në postimet e tij në Facebook. Kësaj here, reagimi i tij ndaj një konspiracioni është epik.
Një qytetar ka shprehur çudinë e tij se si virusi ishte shpërndarë mu në kohën kur ishin marrë masat restriktive për parandalimin e tij, ndërsa ishte ndalur mu në kohën kur këto masa po lehtësoheshin.
Por, Edi Rama ka përfshirë në përgjigjjen e tij edhe UFO-t (ang. Unidentified Flying Objects; shq. Objekte të Paidentifikuara Fluturuese) dhe organizatën sekrete Iluminati, së cilës i atribuohen shumë prej të këqijave që ndodhin në botë nga teoritë e ndryshme konspirative, përcjell Periskopi.
Qytetari në fjalë në fakt nuk mund të thuhet se ka qenë konspirativ pasi ka shprehur thjesht moskuptimin e tij me situatën. Edhe epidemiologët kanë pasur interpretime të ndryshem të shpërthimit të përhapjeve dhe të pakësimit të tyre. Qytetari madje i uron një prekje sa më të vogël ekonomisë.
Por, kryeministri shkruan kështu duke e tallur atë:
“Mision i ufove është por ti mos e thuaj hapur se të përgjojnë ufot me 5G dhe të vret iluminati me raketë fb”
Shihni ndërveprimin mes tyre:




