Revanshi i McGregor ndaj Khabib, menaxheri i rusit vendos kushtet
Khabib Nurmagomedov është i hapur për revanshin me Conor McGregor – nëse aspekti financiar është i duhur.
Kampioni i peshave të lehta në UFC mposhti irlandezin në raundin e katërt në një përballje në Las Vegas këtë muaj.
Të dy mundësit janë aktualisht të pezulluar derisa të mbarojnë hetimet për shkak të incidenteve të shkaktuara pas duelit.

Dhe menaxheri i Khabib ka zbuluar se një revansh mund të ndodhë nëse klienti i tij paguhet aq sa meriton.
”Conor ka folur shumë marrëzira e madje edhe para familjes së tij”.
”Nëse dikush vendosë një shumë të madhe parash në tavolinë, atëherë ne mund ta bëjmë revanshin”, tha menaxheri për TMZ./Periskopi/



