Revista braziliane shkruan për kreatoren Lirika Matoshi

Revista braziliane shkruan për kreatoren Lirika Matoshi

Në llogarinë e saj në Instagram ajo publikon fotografi të çorapeve të ndryshme

Revista e famshme “Elle” për edicionin e Brazilit, i ka kushtuar një artikull të veçantë kreatores nga Kosova, Lirika Matoshi.

“Elle” shkruan se Matoshi ka guxim të kombinojë sandalet me çorape shumëngjyrëshe, trend që po rritet me të madhe te fashionistat.

“Në një llogari në Instagram, ajo obsesionin e saj e ka çuar në nivel krejt tjetër”, shkruan Elle për Lirika Matoshin.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo publikon fotografi të çorapeve të ndryshme, të cilat i ka krijuar vetë ajo. Këto produkte ajo i shet online ndërsa siç shkruan Elle, çorapet me stil ajo i shet nga 400 deri në 645 dollarë.

“Çorapet kushtojnë dhe po kanë sukses në internet. Ato mund të kombinohen me çfarëdo stili. Por nëse nuk dëshironi t’i investoni në ndonjë modele, ju mund të frymëzoni dhe t’i krijoni këto çorape në shtëpi. Do të dukeshit të mrekullueshme nëpër karnavale”, shkruan Elle.  / KultPlus.com 

Shpërndaje në: