Revoltohen qytetarët: Thyejnë dyert e pikave ku po shiten biletat për Kosovën
Mirëpo po ndodhë diçka e pazakontë. Qytetarët ka orë që po presin për të blerë bileta, ndërsa nuk shihet ndonjë organizim i mirë në pikat shitëse.
Në dy pikat kryesore atë në Dardani dhe Pejton janë shënuar edhe incidente, derisa qytetarët e revoltuar kanë thyer dyert duke mos pas durim.
Në vendin e ngjarjes ka arritur tashmë edhe Policia e Kosovës.
Kosova të enjten më 11 tetor luan kundër Maltës, për të përforcuar vendin e parë në grupin e saj.



