Revoltohet tifozi i United, shqyen fanelën e klubit dhe e poston në ‘Youtube’

Revoltohet tifozi i United, shqyen fanelën e klubit dhe e poston në ‘Youtube’

Tifozët e Manchester United nuk po i presin aspak mirë rezultatet e dobëta që po ka nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Në Premier League ‘Djajtë e Kuq’ gjenden në pozitën e 10 me po aq pikë, njëkohësisht 9 pikë larg nga lideri Manchester City.

Kjo ka ndikuar tek tifozët, të cilët nuk janë mësuar ta shohin klubin në këtë gjendje.

Gjatë humbjes nga West Ham, një tifoz mori gërshërët dhe shqyu fanelën e kuqe, duke u shprehur tejet i revoltuar me formën që po e kalon Unitedi.

Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e tjerë, të cilët i kanë rekomanduar atij që klubi dashurohet edhe në momentet të mira, por edhe në ato të këqija, siç është Manchester United aktualisht.

Pas humbjes nga ‘Çekanët’, pritej që bordi të vendoste për Jose Mourinhon por duket se ata ende kanë besim te strategu portugez./Periskopi/

Shpërndaje në: