Revoltohet Armela e BB9, poston FOTO nga adoleshenca: Ja si isha e pabërë
Një prej konkurrenteve më të përfolura edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother 9, Armela Hyseni, kohët e fundit është bërë kryefjalë mediatike jo vetëm për raportin e saj me konkurrentin tjetër të Big Brother, Damiano, por edhe për ndërhyrjet e saj estetike.

Pak kohë më parë, Armela e ndau live pothuaj të gjithë procesin e ndërhyrjes në hundë, por nuk ka mjaftuar për të shuar zërat se modelja bukuroshe i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera.
Pavarësisht se 22-vjeçarja e ka pranuar publikisht se ka fryrë buzët dhe po ashtu edhe operacionin në hundë, zërat nuk janë shuar dhe komentet nuk janë ndalur.

Për këtë, Armela ka postuar nëj foto në Instastory kur ishte vetëm 16-17 vjeç dhe ku duket pothuaj njëlloj me Armelën sot. Dhe që ka qenë gjithmonë një vajzë bukuroshe e me bukuri natyrale, e tregon edhe kjo foto e hershme e Armelës.
Pasi e ka postuar, ajo shkruan mbi të: “Ja pra edhe Armela e pabërë, 16 – 17 vjeç me make up të përshtatshëm.”




