‘Revoltohet’ Shaqiri, kërkon pasul në kuzhinën e Liverpoolit (Foto)
Xherdan Shaqiri arriti që të linte gjurmë me të ardhur te Liverpool pasi në debutim shënoi gol me gërshërë kundër Manchester Unitedit
Ylli i kombëtares zvicerane kaloi në këtë afat kalimtar nga Stoke te Liverpool për shumën prej 13.5 milionë euro, transmeton Periskopi.
Shaqiri është duke u përgatitur për sezonin e ri dhe Klopp është shumë i kënaqur me mënyrën se si është përshtatur ai tek ‘Të Kuqtë’.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale shihet Xherdan Shaqiri në kuzhinën e skuadrës së Liverpoolit.
“Xherdan Shaqiri duke kërkuar ushqimin e tij të preferuar ‘pasulin’,” thuhet në postimin e bërë nga faqja që mban emrin e Jurgen Klopp dhe ka mbi 1 milion ndejkës. /Periskopi/



