Revolucioni i Barcelonës, pas turpërimit nga Real Madridi

Revolucioni i Barcelonës, pas turpërimit nga Real Madridi

Kanë kaluar më shumë se 4 muaj që kur Barcelona u turpërua nga Real Madridi në supërkupën spanjolle.

Por që nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Skuadra e Valverdes e kryeson renditjen e La Ligës, ka kaluar në formë të mirë në grupe të Ligës së Kampionëve dhe po ashtu garon edhe në Copa Del Rey, raporton ‘Marca’, transmeton Periskopi.

Skuadra është e njejtë nga gushti, por rrethanat kanë ndryshuar. Këtu do të shpjegojmë se si Barcelona ka ndryshuar brenda këtyre katër muajve.

Skuadra është e njejtë nga gushti, por rrethanat kanë ndryshuar. Këtu do të shpjegojmë se si Barcelona ka ndryshuar brenda këtyre katër muajve.

Largimi i Neymarit i dha Barcelonës një shok të madh në fillimi, pasiqë pas pensionimit të Lionel Messit ai pritej të ishte lojtari kryesori i ekipit.

Por pas largimit të tij Barcelona u vërsul për të blerë një sulmues të ri dhe arritën që ta merrnin Dembelen, por në ndeshjen e dytë francezi u lëndua dhe mungoi për tre muaj.

Por, Ernesto Valverde arriti ta krijoj një formule fituese me një mbrojtje solide. Është shumë e vështirë që të shënosh kundër Barcelonës dhe po ashtu numrat e konfirmojnë këtë. Real Madridi i shënoi pesë gola në dy ndeshjet e superkupës. Por, pas asaj Barcelonës iu deshën 16 ndeshje për të arritur numrin e njejtë të golave të pësuar. Siguria në mbrojtje bazohet në dy shtylla: qëndrueshmëria e palës qendrore dhe super forma e Marc-Andre Ter Stegen.

 

Një tjetër problem i madh i Barcelonës në super kupë ishte edhe mungesa e golave, ku në 180 minuta ata shënuan vetëm një herë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh të shtunën, por ka fakte që Barcelona e ka kaluar atë problem. Ata kanë shënuar më së shumti gola në LaLiga, me 42 gola, ndërsa Reali ka shënuar vetëm 30 herë. Lionel Messi kryeson garën për Pichichin me 15 gola, ndërsa Luis Suarez pas formës katastrofale që kaloi në fillim është kthyer në formë, ‘El Pistolero’ ka shënuar 9 gola.

Pas largimit të Daniel Alvesit, asnjëra anë e mbrojtjes nuk arriti të krijojë rreziqe. Por, tash Jordi Alba është duke kaluar në një formë fantastike, duke e ndihmuar edhe hapësira që la Neymar pas largimit në PSG.

Mesfusha e Barcelonës nuk është duke shndritur si më parë, por është me efektivja se pothuajse çdo herë tjetër. Mesfusha e Barcelonës ka shënuar plot 12 gola deri më tani, në krye me të nënvlerësuarin e katalunasve, Paulinho që shënoi 6 gola. Kontribut që bën diferencën. /Periskopi

Shpërndaje në: