“Rexhep Selimi është i pafajshëm dhe duhet të lirohet” – fjala e fundit e mbrojtjes në Hagë

“Rexhep Selimi është i pafajshëm dhe duhet të lirohet” – fjala e fundit e mbrojtjes në Hagë

Ka vazhduar edhe sot gjykimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në fazën e faljeve përfundimtare, ka sjellë deklaratat e para të mbrojtjes së Rexhep Selimit, e cila e kishte radhën pas avokatëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Avokati Geoffrey Roberts po jep fjalën e fundit, ku deklaroi se Rexhep Selimi është i pafajshëm dhe duhet të shpallet i pafajshëm, raporton klankosova, transmeton Periskopi.

Sipas mbrojtjes së Selimit, Prokuroria e Specializuar ka dështuar që të provojë se ai ka qenë anëtar i ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’ me qëllim që ta shtrijë pushtetin në Kosovë.

 “Geoffrey Roberts ka nisur fjalën përfundimtare në emër të Rexhep Selimit, për të treguar edhe një herë kundërshtimet që ka mbrojtja e Selimit,  jo vetëm për dënimin për të cilin ka folur ZPS, por për të gjitha pikat e aktakuzës, 6 për krime kundër njerëzimit dhe 4 për krime lufte. Sikurse, e kemi parë, në dy ditët e para të fjalëve përfundimtare, Prokuroria e Specializuar nuk ka hequr dorë nga të paktën njëra prej tyre dhe kësisoj, edhe mbrojtja e Selimit, njësoj si ajo e Thaçit dhe e Veselit, thonë se Rexhep Selimi është i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe si i tillë duhet të lirohet menjëherë. Edhe sipas mbrojtjes së Selimit, Prokuroria ka dështuar të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se Selimi ka qenë anëtarë i ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe ka kryer krime bashkë me anëtarët e tyre, me qëllim që ta shtrijnë pushtetin në Kosovë – që është pjesa qendrore e dosjes përfundimtare e Prokurorisë, në bazë të së cilës është kërkuar dënimi.”

Roberts po vazhdon fjalën e tij, e më pas do të pasohet nga anëtarët e tjerë të ekipit mbrojtës, e në fund do të deklarohet sërish.

 

Shpërndaje në: