Rey Manaj largohet nga Serie A, transferohet në La Liga?
Interi, që ka në pronësi kartonin e lojtarit, me shumë gjasa do t’i gjejë një ekip tjetër 19-vjeçarit për gjysmën e dytë të sezonit.
Përveç skuadrave nga Italia, mes të cilave Empoli, së fundi në mediat përtej Adriatikut flitet edhe për një interesim nga Spanja.
Emra konkretë nuk përmenden ende, por në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit lushnjar.



