Rezoluta për Specialen miratohet pa votën e LDK-së, Mustafa: Pyetni liderët aktualë të partisë
Kuvendi i Kosovës miratoi dje një rezolutë që kërkon nga Gjykata Speciale një proces gjyqësor të drejtë.
Ndonëse rezoluta u miratua me shumicë votash, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, LDK-ja, nuk mori pjesë në votim.
I pyetur nga Indeksonline për këtë “heshtje” të partisë, Mustafa u përgjigj shkurt: “Përgjigjen do duhej ta merrni nga politikëbërësit aktualë të LDK-së”, transmeton Periskopi.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, LDK-ja ka reaguar për media pas refuzimit për të votuar rezolutën në kuvend, e cila kishte të bënte me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Refuzimi erdhi pasi kuvendi nuk miratoi kërkesën e LDK-së që në rezolutë të përfshihej edhe çështja e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës në Kosovë.



