Rezultat i turpshëm i Kosova U19 përballë Gjermanisë
Kombëtarja U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje përballë Gjermanisë, me rezultat 0:6, në ndeshjen e parë në kuadër të grupit 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Skocia 2019”, që po mbahen në Irlandën e Veriut.
Derisa në pjesën e parë vashat tona arritën t’i bëjnë ballë mjaft mirë sulmeve të vazhdueshme të gjermaneve, duke pësuar vetëm një gol, në pjesën e dytë forca fizike e bëri të veten dhe në fund gjermanet realizuan edhe pesë gola tjerë./Periskopi/








