Ribashkimi i Spice Girls: Mel C zbulon arsyen se pse nuk do të marrë pjesë (Foto)
Emma Bunton, Mel B dhe Geri Hornor kanë njoftuar se do të ribashkohen për të festuar 20-vjetorin e grupit Spice Girls. Victoria Beckham dhe Mel C kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë.
“Unë do të doja të luanim dhe të këndonim në skena shumë të mëdha në të gjithë botën. Ne kemi qenë 5 vajza në grup dhe arritëm kulmin e suksesit në Londër në vitin 2012. Koncertin “Spice Up Your Life” në Londër e kanë parë një miliard njerëz dhe aty kemi rritur majën absolute, nuk ka pse të bëhet një tjetër ribashkim”.
Madje ajo ka deklaruar se mund të padisë Mel B, Gerin dhe Emma-n, sepse janë duke përdorur emrin e grupit ndërkohë që nuk janë të gjitha vajzat. Mel C tani është e fokusuar në karrierën e saj solo dhe kujton me nostalgji vitet ’90 kur ka qenë pjesë e Spice Girl./Blitz.al/




