Ribashkohen “Friendsat” e famshëm
Se edhe pas 25 viteve të kaluara në ekranet e vogla në hit serinë “Friends” ata ende e kanë një miqësi të fortë këtë e dëshmoi treshja e aktorëve Courteney Cox, Jennifer Aniston dhe Matt Le Blanc.
Aktorja e bukur 55-vjeçare Courteney Cox në shtpinë e saj në Los Angeles priti Aniston dhe LeBlanc, ndërsa për takimin dhe miqësinë e tyre i informoi ndjekësit në Instagram me një fotografi të përbashkët, shkruan KOHA Ditore.
“Një natë e rrallë dhe më pëlqen shumë”, shkroi Courteney në përshkrimin e fotografisë, duke mahnitur adhurues të shumtë të sitcomit “Friends” i cili kohët e fundit e festoi 25 vjetorin e tij që nga transmetimi i episodit të parë.
Courteney, Jennifer dhe Matt, së bashku me aktorët Matthew Perry, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow, e përbën gjashtëshen e famshme në ekranet e vogla, ndërsa që nga xhirimi i episodit të fundit “Friends” në vitin 2004 dhe deri më sot e kishin mundësinë të shijonin shumë tubime të organizuara.




