Ribery: Isha më i mirë se Cristiano Ronaldo
Ylli i Bayern Munchen, Franck Ribery ka deklaruar se ai ende nuk e ka marrë veten nga viti 2013, pasi siç pretendon ai, iu mor ‘Topi i Artë’ padrejtësisht.
Francezi ishte i treti në votimin e gjashtë viteve më parë, ndërsa Leo Messi u votua si i dyti. Cristiano Ronaldo u shpall fitues për të dytën herë në karrierë atë vit.
Votimi për trofeun më prestigjioz individual ishte më e përafërta që ka qenë ndonjëherë, pasi Ronaldo mori 27.99 për qind të votave, Messi me 24.72 për qind dhe Ribery mori 23.36 për qind – një vendim që ka ‘neveritur’ atë që nga ajo kohë, përcjell Periskopi.

Ribery kishte një vit(2013) të shkëlqyer për Bayernin pasi ndihmoi ekipin të fitonte titullin e Bundesligës, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve, por në fund nuk e mori çmimin më të rëndësishëm individual.
”E pashë veten si fituesi të Topit të Artë. Është e vërtetë”, tha Ribery për L’Equipe. “Edhe sot, mendoj se e meritova. Unë ende nuk e kam ‘tretur’ atë. Bëra gjithçka për ta pasur atë”.
”Unë shënova në të gjitha kompeticionet. Fitova të gjitha që mund të fitoj me Bayernin. Unë nuk mund të bëja më mirë! Bëra një vit shumë, shumë, shumë të madh personal”, u shpreh ai. /Periskopi/



