Ribery pare me bollëk, ha biftek 1200 euro (FOTO)
Franck Ribery është duke shijuar pushimet më të mira të mundshme në Dubai.
Francezi ka vizituar restorantin ‘Nusr-Et’, i njohur për shërbimet e ‘Salt Bae’, që emrin e vërtetë e ka Nusret Gokçe, raporton Periskopi.
Ky i fundit i ka shërbyer vet Riberyt një biftek i cili ishte i larë me flori 24-karatësh dhe kushtonte 1200 euro.
Ai këtë e ka publikuar në rrjetin social ‘Twitter’.
No better way to start the year than with a dash of salt and a visit to my Turkish brother ???? #SaltBae #fr7? #ELHAMDOULILLAH??♥️ pic.twitter.com/O5ztj4mueq
— Franck Ribéry (@FranckRibery) January 3, 2019
Kujtojmë se Leo Messi para disa viteve kishte ngrënë hamburg me vlerë prej 30 mijë eurove, tridhjetë fishë me shumë se sa anëtari i Bayern Munchen. /Periskopi



