Ricciardo fiton garën kaotike të Bakut, Vettel e Hamilton nuk janë as në podium

Ricciardo fiton garën kaotike të Bakut, Vettel e Hamilton nuk janë as në podium

Daniel Ricciardo doli fitimtar para Valtteri Bottas dhe Lance Stroll pas një Grand Prix të mbushur me aksion në çmimin e madh të Azerbajxhanit.

Një garë kaotike në Baku pa Sebastian Vettelin duke iu dhënë një ndëshkim, pasi parakaloi Lewis Hamiltonin ndërsa makina e sigurisë ishte në pistë.

Hamilton po drejtonte mirë makinën para se të detyrohej të bënte një ndalje emergjence për pushim dhe përfundoi në vendin e pestë pas rivalit të tij të Ferrarit, Vettel në vendin e katërt.

Vendi i parë në këtë çmim të madhe të Bakut shkoi për pilotin e talentuar të Red Bullit, Daniel Ricciardo, ndërsa pas tij u radhiten Valteri Bottas në vend të dytë dhe Lance Stroll që kompletoi podiumin, përcjell Telegrafi.

Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për Ricciardon, teksa edhe Fernando Alonso që përfundoi në vend të nëntë mori pikët e para këtë sezon.

Renditja e çmimit të Azerbajxhanit:

1.Daniel Ricciardo

2.Valtteri Bottas

3.Lance Stroll

4.Sebastian Vettel

5.Lewis Hamilton

6.Esteban Ocon

7.Kevin Magnussen

8.Carlos Sainz

9.Fernando Alonso

10.Pascal Wehrlein

Shpërndaje në: