Rice shkëlqen në rol të ri, Arteta: Tha po pa menduar

Rice shkëlqen në rol të ri, Arteta: Tha po pa menduar

Arsenali do ta mbyllë vitin 2025 në krye të Premier League, pas fitores 2-1 ndaj Brightonit, në një ndeshje ku Declan Rice ishte protagonisti kryesor, duke luajtur në një rol të pazakontë si mbrojtës i djathtë.

Trajneri Mikel Arteta zbuloi se Rice pranoi pa hezitim të mbulonte këtë pozitë vetëm 48 orë para ndeshjes, për shkak të mungesave të Jurrien Timber dhe Riccardo Calafiori.

“Ai nuk ka luajtur kurrë në atë pozitë. E pyeta 48 orë më parë dhe ai tha po menjëherë,” u shpreh Arteta.

Pavarësisht rolit mbrojtës, Rice ndikoi edhe në fazën sulmuese, duke qenë pjesë e aksionit që solli golin vendimtar për Arsenalin. Arteta vlerësoi mentalitetin dhe gatishmërinë e mesfushorit anglez, duke e cilësuar si shembull për gjithë skuadrën, raporton express, transmeton Periskopi.

Fitorja konfirmon fleksibilitetin dhe unitetin e Arsenalit në një moment kyç të garës për titull./Periskopi/

Shpërndaje në: