Richard Grenell bëhet President i ShBA-ve nga Google: Merr vendime ekzekutive, por nuk shkarkon Kurtin
Ish këshilltari i Donald Trump, Richard Grenell, në mënyrë sarkastike ka bërë një listë të “urdhrave ekzekutive” si president i ShBA-ve pasi gabimisht u listua si president i ShBA-ve në rezultatet kërkimore të Google.
Ai tha se do të bënte “një grumbull vendimesh ekzekutive”.
Grenell sulmoi presidentin aktual Joe Bidenin duke thënë se “do t’i ngjiste shkallët pa u rrëzuar.”
Biden ishte rrëzuar disa herë në mënyrë dramatike të premten, derisa po ngjiste shkallët në Air Force One, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Richard Grenell kishte qenë edhe drejtor i agjencisë së inteligjencës amerikane duke e zëvendësuar John Ratcliffe-in për tre muaj.

Së fundi, ai ka bërë një varg postimesh ku denonconte qëndrimet politike të kryeministrit në ardhje të Kosovës, Albin Kurtit.
Në mesin e listës së vendimeve ekzekutive si president, megjithatë Grenell nuk ka përmendur fare Albin Kurtin – e që është lajm i mirë për Kosovën.
Sidoqoftë, ai ka gjasa të kandidojnë për guvernator të Kalifornisë, një hap i madh ky për të që të mbërrijë në detyrën më të rëndësishme në glob, atë të presidentit amerikan. /Periskopi



