Rihanna, Pink, Taylor Swift në garë për çmimin “Artistja e vitit”

Rihanna, Pink, Taylor Swift në garë për çmimin “Artistja e vitit”

Tashmë janë bërë të ditur emrat e të gjithë artistëve që janë nominuar në kategori të ndryshme në ngjarjen e famshme të muzikës “iHeartRadio Music Awards”, e cila do të mbahet më 11 mars në Los Angeles.

 

Për çmimin “Female Artist Of The Year” janë nominuar këngëtaret e njohura Taylor Swift, Rihanna, Pink, Alessa Cara dhe Halsey.

 

Për të njejtin çmim “Male Artist Of The Year” në garë janë: Ed Sheeran, Bruno Mars, Shawn Mendes, The Weeknd dhe Charlie Puth.

 

Ndërkaq cmimin “Song of the Year” mund ta fitojnë: Luis Fonsi, Daddy Yankee ft. Justin Bieber me “Despacito”, Ed Sheeran  me “Shape Of You”, The Chainsmokers and Coldplay  me”Something Just Like This”, Bruno Mars  me “That’s What I Like”, DJ Khaled, Rihanna dhe Bryson Tiller me  “Wild Thoughts. /Periskopi

Shpërndaje në: