Rihanna, shtatzënë me Hassanin?
A do të bëhet së shpejti nënë Rihanna? Ylli i hitit “This Is What You Came For” ka nxitur spekulime për shtatzëni me të dashurin e saj të ri, Hassan Jameel, pasi ajo kohëve të fundit po shihet me rroba të gjera, me të cilat thuhet se mundohet ta fshehë fryrjen e stomakut.
Gjatë një darke romantike në restorantin “Giorgio Baldi”, në Santa Monikë, Rihanna kishte veshur një bluzë të gjerë dhe vazhdimisht i mban duart mbi stomak, sikur donte të fshihte diçka.
Të gjithë ata që e kanë parë, janë pajtuar se këto rroba janë të punuara për shtatzëna. Momentalisht ajo është në lidhje me miliarderin saudit, prandaj lindja e fëmijës me të do t’i konvenonte shumë. Një raport i mëhershëm ka zbuluar se ajo dhe Hassan po planifikojnë ta nënshkruajnë një parakontratë martesore në vlerë 1 miliard dollarë për ta siguruar pasurinë e tyre.



