Rikthehet Hysaj, Napoli ‘pushton’ kreun e Seria A (Video)

Rikthehet Hysaj, Napoli ‘pushton’ kreun e Seria A (Video)

Napoli ka fituar bindshëm me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Bolonjës në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A. Të besuarit e Mauricio Sarrit i shënuan të gjithë golat në pjesën e dytë.

Kajehon zhbllokoi rezultatin në minutën e 66, Mertens dyfishoi shifrat në të 83-tën dhe Zielinski shënoi vulosi fitoren në minutën e 88. Në këtë ndeshje për Napolin u kthye edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili një javë më parë ishte i pezulluar. Ai luajti për 90 minuta të plota.

Pas kësaj fitoreje, Napoli i bashkohet Juventusit dhe Interit në krye të renditjes me 9 pikë të plota në këto 3 javë të para të kampionatit italian.

napoli

 

 

Shpërndaje në: