Rikthehet Liga e Kampionëve – dy ndeshje të zjarrta luhen sonte në Angli

Rikthehet Liga e Kampionëve – dy ndeshje të zjarrta luhen sonte në Angli

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje tejet interesante që do të luhen në Angli

Liverpooli që është nënkampion i Evropës sonte në Anfield e pret Porton, skuadër me të cilën isht përballur edhe në edicionin e kaluar në fazën e eliminimit direkt, shkruan Periskopi.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp është favorite në këtë takim, por në një kompeticion si Liga e Kampionëve mund të ketë befasi.

Ndeshja tjetër çerekfinale që do të luhet sonte është ajo ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt.

Të dy skuadrat shquhen për lojë të bukur dhe adhuruesit e futbollit pritet që ta shohin një spektakël të vërtetë sonte në Londër.

Kujtojmë që të dy këto takime fillojnë nga ora 21:00.

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të luhet në Madrid, në stadiumin e Atleticos, në ‘Wanda Metropolitana’. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: