Rikthehet në Old Trafford lojtari që e humbi karrierën nga lëndimet
Sulmuesi që është bërë ‘hit’ nga lëndimet, Giuseppe Rossi është duke u stërvitur me ish-skuadrën Manchester United kur ai është duke kërkuar një klub të ri.
31-vjeçari është një produkt i akademisë së United, duke bërë 14 paraqitje në të gjitha garat nën drejtimin e Sir Alex Ferguson përpara se të bënte një transferim të përhershëm te Villarreal në vitin 2007, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, ngjitja në karrierën e Rossit u detajua nga një varg lëndimesh të mëdha në gjunjë dhe futbollisti i lindur në Amerikë ka qenë pa klub që kur la Genoan në verë.

Italiani tani ka filluar të rimëkëmbet sërish për t’u kthyer në fushat e gjelbërta dhe e ka zgjedhur Old Trafford si vendin ideal.
Mediat në ishull raportojnë se trajneri Solskjaer e ka ftuar atë të bashkohet në stërvitje me ‘Djajtë e Kuq’ derisa ai të gjen një klub të ri.
Rossi fitoi çmimin ‘Lojtari më i mirë i ri’ në vitin 2005 te United, por kurrë nuk arriti të shpërthente aty. /Periskopi




