Rikthehet ‘Treshi përsheshi’, këta do të jenë humoristët (Foto)

Rikthehet ‘Treshi përsheshi’, këta do të jenë humoristët (Foto)
Edhe pse kanë kaluar shumë vite, humori kosovar mbanë në mend “Treshi përsheshin” që me humorin e treshes së njohur bën të qeshin gjithë publikun.

Janë aktorët Sevdai Radogoshi-Qumili, Rasim Thaçi- Cima si dhe i ndjeri Ibrahim Krajkova-Leci, ata që për vite të tëra realizuan skeqe humoristike me ‘Treshi përsheshi’, shkruan lajmi.net.

Pas shumë vitesh, kur me ndarjen nga jeta të Lecit të gjithë menduan se nuk ka asnjë mundësi të rikthimit të skeqeve të tilla, komedia ‘Treshi përsheshi’ po rikthehet përsëri.

Kësaj radhe, në vend të treshes së famshme do të luajnë fëmijët e tyre, Bim Radogoshi në vend të Qumilit, Artan Thaçi në vend të Cimës, kurse për rolin e Lecit ai nuk ka treguar se kush do të luaj.

Shpërndaje në: