Rikthehet komedia famshme ‘Charlie’s Angels’
Po vjen pjesa e dytë e filmit të famshëm të vitit 2000 “Charlie’s Angels”.
Aktoret e njohura Drew Barrymore, Cameron Diaz dhe Lucy Liu, të cilat në këtë film kanë rolin e detektiveve, sërish do t’i shohim në ekranin e madh të kinemave, transmeton Periskopi.
Sipas “Omega Underground” filmi i ri “Charlie’s Angels” do të nisë xhirimet në Budapest më 18 prill.
Kryeqyteti i Hungarisë është bërë një destinacion i popullarizuar për filma për shkak të arkitekturës së vecantë që ka.
Komedia e famshme pritet ta ketë premierën në vitin 2019. /Periskopi/



