Rikujtojmë golin e shënuar të Fadil Vokrrit kundër Flamurtarit (Video)
Fadil Vokrri ishte një futbollist i madh pasi ka luajtur në klube të njohura si Prishtina, Partizani, Nimes e Fenerhace
Legjenda e futbollit kosovar sot ndërroi jetë pas një sulmi në zemër, shkruan Periskopi.
Vokrri kishte një karrierë të bujshme si futbollist ku në 363 ndeshje kishte shënuar 121 gola.
Partizani e kishte mposhtur Flamurtarin e Shqipërisë 2:1 dhe në këtë takim gol të bukur me kokë kishte shënuar Vokrri.
Golin e tij mund ta shikoni në minutën e dytë të videos së mëposhtme. /Periskopi/



