Rikujtojmë kur Thierry Henry “shkatërroi” Man City (Video)

Rikujtojmë kur Thierry Henry “shkatërroi” Man City (Video)

Thierry Henry është padyshim njëri nga sulmuesit më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë Premier Ligë.

Katër herë fituesi i “Këpucës së Artë” në Premier League ka shënuar disa gola spektakolarë gjatë kohës së tij te klubi nga veriu i Londrës.

Një moment mund të veçohet kur Arsenali mposhti Manchester Cityn në vitin 2006 me rezultat 3:1.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Henry merr topin dhe është diku afër mesfushës së skuadrës kundërshtare dhe fillon të turpërojë katër lojtarë, para se të pasojë topin për Robin van Persien dhe të vrapojë për rikthimin e favorit, përcjell Sportali.net.

Fatkeqësisht, puna e mrekullueshme e francezit nuk u kurorëzua me gol pasi nuk qëlloi portën.

Vlen të ceket se atë kohë ai nuk u ndesh me Vincent Kompanyn por me tinejxherin Micah Richards dhe Richard Dunne.

Shpërndaje në: