Rimeçi Joshua-Klitschko, britaniku vazhdon trajnimin (Foto)
Anthony Joshua është duke trajnuar me të riun Joshua Buatsi, derisa po përgatitet për rimeçin potencial me Wladimir Klitschkon.
Britaniku mposhti Klitschkon në prill të këtij viti dhe tani janë duke u zhvilluar negociata për rimeçin.
Por 41 vjeçari nga Ukraina ende nuk ka vendosur nëse do ta përdorë klauzolën e rimeçit me Joshuan, transmeton Periskopi.
Joshua ka publikuar një foto të tij me boksierin e ri Joshua Buatsi, pas seancës së përbashkët përgatitëse.





