Rimeçi Joshua-Klitschko, superlajm për britanezin (Foto)
IBF i ka garantuar lejen Anthony Joshuas se nuk do të ketë nevoj që medeomos të mbrojë titullin para se të ndeshet me Wladimir Klitschkon.
Joshua kishte qenë i detyruar për t’u ndeshur me sfiduesin kryesor, Kubrat Pulev, por organizata e boksit ka vendosur që mos t’ia marrë këtë titull, siç kishin bërë me Tyson Fury, në vitin 2015, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, IBF i ka dhënë leje Joshuas deri më dy dhjetor dhe vonesat përtej kësaj date nuk do të tolerohen.


Kjo i bie që Joshua duhet të ndeshet me Klitschkon para asaj date.
Pritet që edhe rimeçi të mbahet në një stadium të madh futbollit. /Periskopi



