Rimeçi Joshua-Klitschko, tregohet vendi dhe data (Foto)

Rimeçi Joshua-Klitschko, tregohet vendi dhe data (Foto)

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn fluturoi drejt ShBA-ve për të biseduar me përfaqësuesit e Wladimir Klitschkos.

Ata janë duke negociuar që dueli i dytë mes boksierëve të zhvillohet në Las Vegas, transmeton Periskopi.

Promotorët janë duke konsideruar arenën me 16.800 ulëse, MGM Grand Garden Arena dhe datat më të favorshme janë 11 dhe 18 nëntor.

Brtianiku mposhti ukrainasin në prill të këtij viti, duke u bërë numri një në gategorinë e rëndë të boksit. /Periskopi

Shpërndaje në: