Rinumërimi drejt fundit: Këto janë rezultatet e fundit pas 90% të votave të rinumëruara
Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit në 10 komuna të Kosovës.
Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 90,20% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.43% apo 19,894 Vota, e pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.44% apo 9,031 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zënë vendin e tretë me 13.10% apo 5,274 vota, ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 6.14% apo 2,473 vota.




