Rinumërimi i votave në Fushë Kosovë: VV prin me 42.76%, LDK me 33,20%, PDK 20,96 %
Në qendrat komunale të numërimit po vazhdon procesi i rinumërimit të votave për kryetar komune. Ndër komunat që pati befasi në këto zgjedhje është ajo e Fushë Kosovës, e cila për 25 vite është qeverisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Periskopi.
Megjithatë, në zgjedhjet e së dielës, VV priu në këtë Komunë, duke e lënë pas Besnik Osmanin e LDK-së, me kandidatin e tyre, Valon Prebreza. Me rezultatet e para të numërimit, dy kandidatët do të garojnë sërish më 9 nëntor në Fushë Kosovë.
Tash, kur po bëhet rinumërimi i votave në QKN, rreth 7 % e tyre janë numëruar, e ku Valon Prebreza i VV-së, prin me 42,76 % apo me 555 vota, teksa Besnik Osmani i LDK-së ka 33,20% apo 431 vota.
Kandidati nga PDK, Rrahim Tërnava deri më tani ka 20,96 % apo 272 vota. /Periskopi/




