Rio Ferdinand tregon sekretin se si ndalet Messi

Rio Ferdinand tregon sekretin se si ndalet Messi

Rio Ferdinand ka deklaruar se lojtarët e Manchester United nuk duhet të jenë të frikësuar nga Lionel Messi.

Messi po shijon një sezon fantastik. Ai ka shënuar 43 gola (!!) këtë edicion – duke përfshirë tetë gola në Ligën e Kampionëve.

Barcelona përballet me Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe përpara ndeshjes së parë, Ferdinand ka ofruar disa fjalë këshillimi për ish-ekipin e tij, përcjell Periskopi.

“Barca ka mënyrë të caktuar të stilit të lojës, që është futboll me posedim dhe ata të bëjnë presion në momentin kur nuk e kanë topin, kështu që ata (United) duhet të jenë shumë të kujdesshëm për këtë”, tha ai në BT Sport.

”Por ku vjen puna te Messi, si do ta ndalin dhe luftojnë atë?”

”Ata nuk mund t’i lejojnë t’i japin hapësirë atij. Nëse i japin hapësirë për t’u kthyer drejt portës, ai do të shkaktojë probleme të mëdha”, deklaroi ish-mbrojtësi anglez, i cili nuk ka momente të mira në përballjet e tij me Messin. /Periskopi/

Shpërndaje në: