Rita ia ‘krisë’ në shqip: O budall, kqyrëm

Rita ia ‘krisë’ në shqip: O budall, kqyrëm

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora,ka nisur turin e saj në të gjithë Europën.

Ditën e djeshme ajo ndodhej në Munich të Gjermanisë, ku dhe ka dhënë një performancë të zjarrtë për të gjithë fansat e saj.

Mirëpo Rita nuk ka ngurruar të ndaj dhe disa nga prapaskenat e koncertit me ndjekësit e saj në Instagram ku në njërën prej tyre Rita ka treguar se flet shqip me stafin e saj.

Ajo ka xhiruar dy nga pjesëtarët e stafit teksa janë duke treguar muskujt e tyre dhe në një moment, Rita i drejtohet njërit duke qeshur: “O budall, kqyrum”.

Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura te vetë ajo, por edhe te ndjekësit e saj shqiptar, të cilët janë shumë të lumtur që këngëtarja nuk e harron lehtë gjuhën e saj.

Shpërndaje në: