Rita Ora akuzon rëndë Jay-Z: Më injoroi vetëm pse isha femër

Rita Ora akuzon rëndë Jay-Z: Më injoroi vetëm pse isha femër

Rita Ora ka akuzuar ish-menaxherin e saj, superyllin Jay Z se e ka diskrimunuar vetëm pse ka qenë femër.

Këngëtarja 27 vjeçare, ka thënë se kompania ‘Roc Nation’ e ka neglizhuar dhe nuk i ka dhënë përparësi para artistëve tjerë. Ajo insiston se do të kishte shanse më të mira, sikur të ishte djalë.

Në një intervistë për Sunday Times, Rita shpreh bindjen e saj lidhur me këtë, transmeton Periskopi.

“Dua ta gjej fjalën e duhur këtu, ndoshta është interpretimi im por mendoj se u diskriminova vetëm pse isha femër. Sërish, është vetëm interpretimi im, por besoj se do të trajtohesha më mirë po të isha djalë’, ka thënë ajo.

Tani menaxhere e Ritës, është motra e saj më e madhe, Elena dhe dyshes po i shkon në mënyrë të përkryer puna.

Në vitin 2016, Rita arriti një marrëveshje me Roc Nation për 2.4 milionë dollarë. Roc Nation thotë se ka nënshrkuar me Ritën në vitin 2008 kur ajo ishte e panjohur dhe se kanë investuar miliona në karrierën e saj./Periskopi/

Shpërndaje në: