Rita Ora arrin në Tiranë, s’do ta njihni me pamjen e re

Rita Ora arrin në Tiranë, s’do ta njihni me pamjen e re

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë sonte (e dielë), në Tiranë.

Ajo do të këndojë para publikut shqiptar në Sheshin “Skënderbej”, në eventin e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës.

Rita gjatë ditës së sotme, është nisur nga Londra me aeroplan privat, për të ardhur në Tiranë, ndërsa do të aterojë në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.

Gjatë udhëtimit të saj, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se në këtë udhëtim po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Ora.

 Foto: Rita Ora/InstaStory

Tutje, Ora më pas publikoi edhe një fotografi të realizuar pranë avionit të saj privat, ndërsa shfaqej mjaft atraktive me një ndryshim të ri në pamje.

Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj në të kuqe, duke dalë nga stili i saj i zakonshëm prej biondeje.

Shpërndaje në: