Rita Ora bëri një gjest që emocionoi modelen shqiptare (Foto)
Ndonëse me origjinë shqiptare Rita Ora është tashmë zyrtarisht pjesë e yjeve më të përfolur botërorë të momentit pasi mediat rozë ndërkombëtare shkruajnë gjithnjë për të dhe veprimtaritë e saj si në fushën e muzikës ashtu edhe përsa i përket jetës së saj private.
Pra me pak fjalë, nëse Rita Ora të bën ndonjë ‘like’ apo diçka të këtij tipi në rrjete sociale: “Bingo! Dita jote do të bëhet më e mirë”
Kjo surprizë e këndshme i ka ndodhur modeles shqiptare Alesia Noka(e cila u bë më së shumti e njohur në klipin e këngëtarit Bruno me titull ‘Ajo’). Një story që modelja kishte hedhur në Instagram e kishte parë edhe Rita Ora. Alesia nuk ka ngurruar të shkrepë një ‘screenshot’ të kësaj e ta ndajë me të gjithë emocionin shkruan blitz.
Alesia, sikur të dilje në ndonjë klip të Ritës do të ishte shumë mirë.






