Rita Ora dhe Bebe Rexha refuzuan ftesën për të performuar në “Sunny Hill”
“Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe këtë vit në ambientet e parkut të Gërmisë në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Në këtë festival, edhe kësaj radhe performojnë emra të njohur të muzikës, përfshirë Miley Cyrus, Gashin, Calvin Harris, e të tjerë.
Organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, ishte i ftuar së fundi në një intervistë në “RTK”, ku dha detaje rreth “Sunny Hill”.
Ndër të tjera, ai tregoi se Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë marrë ftesat për të kënduar në festival, por asnjëra nuk kanë pranuar.
Kujtojmë se “Sunny Hill Festival” këtë vit mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.



