Rita Ora ka vendosur t’i shesë rrobat e saj për fansat

Rita Ora ka vendosur t’i shesë rrobat e saj për fansat

Rita Ora po mendon që të nxjerrë në ankand veshjet e saj, që ka pasur gjatë turneve të ndryshëm. Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja në një intervistë për “OK”.

Hiti i “I Will Never Let You Down” ka mbajtur të gjitha rrobat që ka veshur në skenë, por po i mbaron hapësira e saj në shtëpi kështu që po mendon t’iu ofrojë fansave të saj të blejnë një pjesë të historisë së saj të popit.

“Shtëpia ime është paksa e ngarkuar, ka rroba të gjitha anët. Kur dua të hap derën gjërat bien në tokë. Shumica e rrobave janë që kam veshur në performanca, ndoshta do të bëjë ndonjë ekspozitë ose do t’i shesë ato”.

Ajo edhe në këtë intervistë nuk ka lënë për të treguar për krenarinë që ka që vjen nga Kosova.

“Në fillim kur më pyesnin prej nga jam? Kur u thosha Kosova, njerëzit më pyesnin se ku është ai vend? Por, isha me fat se në klasën time kishte etni, religjione e raca të ndryshme. Flas për vendin tim gjatë gjithë kohës. Kur hyra në muzikë më 2012, isha këngëtarja e vetme nga Kosova që ia dola të isha aty. Prandaj është përgjegjësi e imja të flas për vendin tim dhe ta vendos atë në hartë. Jam shumë krenare për këtë”.

Shpërndaje në: