Rita Ora koncert në Tiranë: Pres me padurim t’ju shoh sonte (Foto)
Rita Ora sonte do të mbajë koncert madhështor në Tiranë.
Koncerti i këngëtares ishte paralajmëruar ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan lajmi.net.
Rita do të performojë në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ndërsa fansat e saj nga të gjitha trojet shqiptare presin me padurim performancën e saj.
Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.
“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim të ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.




