Rita Ora mbështet Bebe Rexhën me postim, i promovon koleges këngën “Çike Çike”
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim mbështetës për kolegen e saj, këngëtaren Bebe Rexha.
Ajo ka shpërndarë një postim të Bebe-s në llogarinë e saj në InstaStory, duke promovuar këngën më të re të artistes, “Çike Çike”, e cila pritet të publikohet së shpejti.
Bebe dhe Rita, dy artiste të dashura dhe me famë ndërkombëtare, kanë marrëdhënie shumë të mira, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.




