Rita Ora ndez rrjetin – përkrah këngëtarit seksi në projektin e fundit (Foto)
Maroon 5 dhe Cardi B kanë sjellur një version të ri të këngës që i kushtohet femrave “Girls Like You”.
Kjo e fundit ishte pjesë e albumit të grupit muzikor Red Pill Blues dhe tani është punuar në versionin me reperen e “Bodak Yellow”.
Por, ajo që e bën më të veçantë projektin është edhe shfaqja e këngëtares Rita Ora, e cila merr pjesë si statiste, transmeton Periskopi.
Madje këngëtarja me prejardhje shqiptare ka komentuar këtë projekt, duke publikuar edhe një fotografi përkrah Adam Levine i cili është vokalist i Maroon 5.
‘Girls like you’ është publikuar tashmë. Një projekt argëtues dhe krenar për të qenë pjesë e tij me vajzat e fuqishme dhe me Maroon 5 ❤‘, ka shkruar Rita Ora në rrjetet sociale.
Në videoklip shfaqet edhe ylli amerikano-latin, Jennifer Lopez, ku këto dyja i kanë dhënë mbështetje këtij versioni të këngës./Periskopi/
https://www.facebook.com/RitaOra/photos/a.10150355205098601.341647.84441843600/10155574786153601/?type=3&theater



