Rita Ora përmbush amanetin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiut (Foto)

Rita Ora përmbush amanetin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiut (Foto)

Këngëtarja e njohur kosovare ka zbuluar se ajo është duke shkruar një skenar. 

Skenari ka për qëllim një film dhe dëshiron të bashkëprodhojë, bashkë-shkruajë dhe të bëjë fonogramin e atij filmi.
Ajo ka punuar në një projekt filmash në kohën e saj të lirë dhe ëndërron jo vetëm të shkruajë dhe të prodhojë një “histori” për ekranin e madh, por gjithashtu për të shkruar dhe regjistruar fonogramin.

Duke folur për Becca Dudleyn për një episod të “MTV ASKS”, Rita Ora tha: “Do të doja të bëja një film. Jam duke shkruar skenarin e tij fshehurazi. Është me të vërtetë herët, është vetëm fillimi, kështu që ëndrra ime është që një ditë të bashkëprodhojë, bashkë-shkruaj, të bëj fonogram dhe të bëj diçka prapa skenave”.

Gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, ishte skenarist dhe regjisor shqiptar kosovar i kinemasë, teatrit, filmit dhe televizionit, ndërsa para se të vdiste në vitin 2005, kishte dëshirë që mbesa e tij Rita Ora, të punonte në industrinë e filmit, transmeton gazetametro.

“Gjyshi im ishte i mrekullueshëm, ai bënte filma faktikë dhe më kujtohet kur ai më tha para se të vdiste, “gjithçka që kam dashur ndonjëherë nga ti është të bësh filma”, tregon Rita. “Dhe tani po i bëj filmat, është një gjë kaq e bukur, prandaj e di se ai është duke shikuar”, tha ajo.

https://www.instagram.com/p/BWCuqR8H9GH/?taken-by=ritaora

https://www.instagram.com/p/BWAmHVvHfQa/?taken-by=ritaora

Shpërndaje në: